Përbërësit:
• 500 g Mascarpone
• 6 vezë
• 120g sheqer
• 5-6 filxhanë kafeje ekspres
• 300-400g biskota Savoiardi
• Kakao
Përgatitja:
1. Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë
2. Shtojmë Mascarponen në tasin me të verdhat e vezëve.dhe vazhdojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik 2 minuta
3. Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë te tasi i kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatul
4. Biskotat i lagim te kafeja e vakët dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë
5. Hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi.
6. E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë.
Ju bëftë mirë!