Perberesit:
200 gram gjoks pule
1 karotë
1 qepë
2 thelpi hudhra
Kripë
1 filxhan kafe me makarona për supë
Për salcën kremoze:
3 lugë gjelle kos
2 lugë gjelle miell
Për në sipërfaqe:
2 lugë gjelle gjalpë
1 lugë kafe mente e tharë
½ lugë kafe me spec të kuq pluhur
Pergatitja:
1.Lani mirë gjoksin e pulës dhe e vendosni në një tenxhere së bashku me qepën, karotën dhe hudhrën. Shtoni ujin, kripë dhe i lini të gatuhen derisa perimet të zbuten tërësisht.
2.Sapo të ketë marrë një valë shtoni gjethen e dafinës.
3.Pas disa minutash e nxirrni jashtë gjoksine pulës dhe perimet. I prisni të gjitha në copa të vogla dhe i shtoni në lëngun ku po zienin.
4.Bashkoni miellin dhe kosin për salcën. Shtoni një lugë gjelle nga lëngu i supës. Nëse është e nevojshme shtoni më shumë. Tani ia shtoni supës.
5.Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin, shtoni mentet e thara dhe specin e kuq pluhur.
6.Këtë masë servireni sipër kur të shërbeni supën nëpër pjata. Ju bëftë mirë!