Perberesit:
- 1 kg spinaq
- 5-6 vezë të freskëta
- 1 pako pana kuzhine 100 gr
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë pice
- 3 gota uji qumësht
- 1 lugë gjelle miell ose niseshte
- Kripë, piper, vaj ulliri
Pasi e kemi larë mirë spinaqin, e grijmë dhe e hedhim në një tavë me vaj ulliri…Në një enë përzjejmë, panën me qumështin dhe miellin, shtojmë djathin e bardhë, pak kripë dhe piper. Masën e përgatitur e hedhim mbi spinaq, grijmë djathë pice, dhe e fusim në furrë për 10 minuta
E nxjerim nga furra, hedhim vezët sipër, pak kripë me majë të gishtave mbi ç’do vezë, pak majdanoz, nëse dëshironi, dhe e fusim në furrë përsëri sa të mpikset.
Shije e mrekullueshme…Ju bëftë mirë!