Përbërësit:
5 speca të kuqe ose jeshile
1 domate
1 thelpi hudhër
spec djegës
400 gr djath i bardhë i butë ose gjizë
djath të grirë kaçkavall
1 tufë kopër
spec i kuq pluhur
rigon, nenexhik
kripë, piper i zi
arra të thërrmuara
Përgatitja:
Fillimisht skuqim lehtë specat, më pas i mbushim me gjizën e trazuar me hudhër, kripë, piper, rigon, nenexhik, kopër, spec djegës dhe arra të thërrmuara. I spërkasim me pak vaj ulliri dhe djathë kaçkavall dhe i vendosim për pak minuta në furrë.