Përbërësit për këtë recetë:
- Një tufë mesatare spinaq,
- 2 qepë të vogla,
- 6 kokrra vezë,
- 300 g djathë parmixhan,
- 1 gotë bukë të thatë të thërrmuar,
- 1 ose 2 thelpinj hudhër,
- erëza sipas dëshirës,
- kopër, kripë, piper.
Përgatitja:
Lajmë, ziejmë pak dhe kullojmë mirë spinaqin. Në një mikser hedhim hudhrën, dy qepët dhe i grijmë mirë. I shtojmë tek tasi që kemi spinaqin, shtojmë bukën e thërrmuar, djathin parmixhan të grirë, erëzat, kripën, piperin sipas dëshirës. Formojmë qoftet duke i ngjeshur dhe i vendosim në tavë për të pjekur në furrë të ngrohtë 150-200 gradë sa të marrin ngjyrë të artë.