Qofte me spinaq

Perime

Përbërësit për këtë recetë:

  • Një tufë mesatare spinaq, 
  • 2 qepë të vogla,
  • 6 kokrra vezë, 
  • 300 g djathë parmixhan, 
  • 1 gotë bukë të thatë të thërrmuar, 
  • 1 ose 2 thelpinj hudhër, 
  • erëza sipas dëshirës,
  • kopër, kripë, piper. 

Përgatitja:

Lajmë, ziejmë pak dhe kullojmë mirë spinaqin. Në një mikser hedhim hudhrën, dy qepët dhe i grijmë mirë. I shtojmë tek tasi që kemi spinaqin, shtojmë bukën e thërrmuar, djathin parmixhan të grirë, erëzat, kripën, piperin sipas dëshirës. Formojmë qoftet duke i ngjeshur dhe i vendosim në tavë për të pjekur në furrë të ngrohtë 150-200 gradë sa të marrin ngjyrë të artë.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv

Articles You May Like

Supë me lëng mishi
Petulla të mbushura me djathë të bardhë
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Zupë me kos dhe biskota
Tavë me bamje