Përbërësit
2 petë sfoliat
200 gr djathë i bardhë ose kaçkavall (sipas dëshirës)
1/2 kokërr qepë
Kripë
Përgatitja
Për këtë recetë ju mund ta përgatisni vetë brumin ose të përdorni petët e gatshme sfoliat.
Prisni në kuadratë të vegjël petën sfoliat apo brumin duke krijuar 15 katrorë të vegjël.
Me majën e pirunit shponi petet e vogla në disa vende.
Hidhni një lugë djathë të grirë në mes te çdo kuadrati.
Prisni në copa të holla qepën e kuqe dhe vendoseni sipër djathit. Shtojini kripë sipas dëshirës.
Me pak vaj ulliri lyeni anët kuadratëve të piteve dhe sipër shtroni petën tjetër sfoliat.
Shtypinit anët e secilit kuadrat me dorë në mënyrë që pitet të mbyllen dhe më pas ndajini me një thikë.
Vendosini në furrë për 15-20 minuta në temperaturë 180°C.
Mund t’i konsumoni të ngrohta ose të ftohta.