Përbërësit
400 gr miell
300 ml ujë
20 gr maja të thatë
2 kokrra vezë
200g djathë i bardhë i thërrmuar
Një lugë uthull molle
Kripë
Përgatitja
Si fillim, në një tas të vogël të tretni majanë me pak ujë të vakët.
Në një tas të madh shtoni miellin, hapni një gropëz në mes, shtoni aty vezët e rrahura, kripën, shtoni uthullën e mollës.
Uthulla e mollës do ndihmojë që petullat të mos thithin shumë vaj.
Punoni brumin duke shtuar ngadalë ujin derisa i gjithë mielli të krijohet në formën e një brumi pak më të trashë se ai i krepave.
Lëreni brumit të pushojë përreth 30 minuta, më pas ngrohni tiganin me vaj dhe sapo vaji të jetë gati nisni të skuqni petullat në madhësinë që preferoni.
Kur të hidhni brumin e petullave hidhni pak nga djathi i thërrmuar, e më pas shtoni dhe pak brumë.
Kthejeni me kujdes nga ana tjetër petullën që të skuqet njëtrajtësisht.
Kur të keni mbaruar vendosini në një pjatë të shtruar me letër kuzhine.
Mos ta anashkaloni këtë hap pasi është shumë i rëndësishëm për eliminimin e yndyrës së tepërt.
Më pas mjafton t’i konsumoni të ngrohta për t’u mrekulluar me shijen e tyre perfekte.