Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 1 kg mish të grirë
- 2 kokrra qepë
- 2 thelpinj hudhër
- ½ fk verë
- 200 ml salcë domate
- 200 gr djathë të bardhë / kaçkavall
- Vaj ulliri
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Kripë
Përgatitja:
Pasi pastrojmë patëllxhanët i vendosim në furrë të ndara përgjysmë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët së bashku me mishin e grirë dhe hudhren.(Nese doni shtoni dhe pak tul patellxhani) Pasi qepa dhe mishi janë kaurdisur mirë shtojmë pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates me piperat dhe kripen. Pasi eshte bere ne forme gjelle i shtojme tek patellxhanat siper edhe i hedhim djathe kackavall ose te bardhe siper dhe e fusim ne furre. Ju befte mire!