Lazanja Amerikane

Kalorike

Përbërësit

  • 680 gr mish viçi i grirë
  • qepë (e copëtuar)
  • 2 thelpinj hudhër (të grirë)
  • 1 lugë gjelle borzilok (i freskët, i copëtuar)
  • 1 lugë çaji rigon (i tharë)
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1 e gjysmë lugë gjellekripë
  • 820 gr domate (të prera në formë kubike)
  • 170 gr salcë domatesh
  • 12 petë lazanje (të thata)
  • vezë (të rrahura)
  • 1 majë luge rikota (me pak yndyrë, ose gjizë)
  • 1/2 filxhan djathë parmixhano (i grirë)
  • 2 lugë gjelle majdanoz(i thatë)
  • 1 lugë çaji kripë
  • 450 gr djathë Mocarela (i thërrmuar)
  • 2 lugë gjelle djathë parmixhano (i thërrmuar)

Përgatitja

  1. Në një tigan në temperaturë mbi mesataren, gatuajmë derisa të marrë ngjyrë kafe mishin e grirë të viçit, qepët dhe hudhrën. I thajmë yndyrën. I përziejmë me borzilok, rigon, sheqer kaf, 1 1/2 lugë çaji kripë, domate të prera në formë kubike dhe salcë domatesh. I ziejmë për 30 deri në 45 minuta, duke i kaurdisur herë pas here. 2.
  2. Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C Lemë të vlojë një tenxhere të madhe me ujë të kripur lehtë.
  3. Shtojmë petët e lazanjës dhe i gatuajmë për 5 deri në 8 minuta, apo deri sa të bëhen al dente. I thajmë.
  4. Vendosim petët e sheshta në peshqir dhe i fshijmë që të thahen.
  5. Në një tas mesatar, përziejmë së bashku vezët, gjizën, djathin Parmixhan, majdanozin dhe 1 lugë çaji kripë.
  6. Shtrijmë 1/3 e petëve të lazanjës në fund të një pjate pjekjeje. I mbulojmë petët me gjysmën e përzierjes së gjizës (ricotta), gjysmën e djathit mozzarella dhe 1/3 e salcës.
  7. Përsëritim të njëjtin veprim. Hedhim sipër petët e mbetura dhe salcën. I spërkasim sipër me djathë Parmixhan të shtuar.8I pjekim në furrën e nxehur që më parë, për 30 minuta. I lemë të qëndrojnë 10 minuta para se t’i shërbejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *