Në pjesën lindore të Maqedonisë, në Malishevën e bukur përgatiten ushqimet më të mira maqedonase. Të shkruara apo të mbajtura mend nga goja e gjysheve dhe stërgjysheve, amviset e reja po i rinovojnë recetat e vjetra dhe me dëshirë të madhe që ato ti ndajnë me më të afërmit, japin shumë mund në përgatitjen e tyre. Në Berovë, amviset e afta dhe me përvojë përgatisin lakrorin e Malishevës, specialitet me shije të veçantë dhe unike.
Përbërësit:
Për brumin:
1 kg miell
1 tharm
1 lugë supe krip
1 lug supe sheqer
Ujë
Vaj për lyerjen e shtresave
Për fillin:
Presh
Djathë
Për fillin mund të përdoret edhe spinaq apo presh të skuqur me speca dhe domate
Mënyra e përgatitjes:
Merret një kockë tharm dhe përzihet me sheqerin dhe kripën. Kjo përbërje përzihet me një kilogram miell dhe ujë sipas nevojës. Pasi ta kemi zënë brumin mirë, e lëmë të qëndroj një orë. Pastaj brumi ndahet në 5 pjesë të vogla dhe një pjesë më e madhe. Të gjitha pjesët gatuhen me shkop gatimi me trashësi prej 1 milimetri.
Çdo shtresë e gatuar në këtë mënyrë lihet në një çarçaf që të thahet,deri sa të përfundojmë me të gjitha pjesët. Pjesa më e madhe e brumit gatuhet me shkop gatimi me trashësi më të madhe dhe vendoset në një tepsi. Shtresave të vogla të gatuara u hedhim djathë dhe i lyejmë me vaj.
Pastaj mblidhen dhe renditen në shtresën më të madhe. Me skajet e shtresës së madhe i mbyllim shtresat më të vogla.
Në mes vendoset pak presh i skuqur me djathë dhe përsipër hedhim miell. Lihet një orë dhe pastaj piqet në 250 gradë.
Pas pjekjes largohet nga fura dhe stërpiket me pak ujë dhe vaj të përzier paraprakisht dhe sërish futet në furë që të piqet edhe 10 minuta.
Ju bëftë mirë!