Përbërësit
200 gr miell
150 gr sheqer pluhur
150 gr gjalp, në temperaturë ambienti
2 vezë
50 gram kakao e hidhur
8 gr pluhur fryrës për ëmbëlsira
Qershi, sa t’ju duket e arsyeshme, me bërthama të hequra
Përgatitja
- Përziejmë mirë derisa të bëhen krem gjalpin dhe sheqerin me rrahësin elektrik
- Shtojmë dy vezët
- Shtojmë me sitë miellin dhe pluhurin fryrës, pasi i rrrahim shtojmë dhe kakaon dhe pasi i rrahim shtojmë qershitë.
- Në formën e lyer me gjalp dhe miell shtojmë një shtresë qershish dhe mbi to hedhim brumin
- E pjekim për rreth 40 – 45 minuta në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë.