Përbërësit:
240g miell
60g kakao
3 lgj vaj luledielli
200ml pana
3 vezë
170g sheqer
1 bustinë vanilje
1 bustinë sodë
Lajthi të pjekura/arra të grira
Kripë
Për kremin:
150gr çokollatë e zezë
1+1/2 lugë gjellë me gjalpë
Përgatitja:
Në një tas rrahim me rrahësin elektrik, vezët me sheqerin për 2-3 minuta. Shtojmë panën, vajin dhe i përziejmë.
Shtojmë miellin, kakaon, sodën, kripën, vaniljen dhe në fund lajthitë.
E hedhim brumin në tavë të lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 40 minuta afërsisht.
Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë.
Kur keku të ftohet, shkrijmë në një tenxhere të vogël çokollatën e copëtuar dhe gjalpin në flakë të ulët, derisa të jenë bërë si masë homogjene. Kur të jetë e vakët, e hedhim mbi kekun i cili duhet të jetë i ftohur plotësisht.
Ju bëftë mirë!