Karkaleca të skuqur

Gatime Deti

Pas një sezoni tepër interesant pushimesh, sot është dita e parë e kthimit në normalitet (të paktën për mua). Si e tillë, një ndër pikat normale që kam gjatë ditës janë edhe recetat e reja. Kjo e sotmja është nga ato receta që çmitizon gatimet e frutave të detit.

Do ta nismin nga më e thjeshta dhe më e preferuara – atë pjatën që të gjithë e duan – si krudo, të zgarës, në furrë etj etj. Ne sot do kalojmë një version tepër të thjeshtuar të karkalecave, ku funksionon çdo lloj karkaleci, i madh apo i vogël dhe del përhere fantastike!

Pjata është e strukturuar në nivel antipaste, dhe do ju këshilloja të kishit pak bukë për ta ngjyer vajin pasi transformohet tërësisht.

Ju duhen

  • Një dorë karkaleca – 400-500 gram a dicka e ngjashme
  • 8-10 thelpinj hudher (shume e rendesishme te jete e mbipopulluar me hudhra)
  • Pak kripe, piper te fresket dhe fara te specit të kuq për marinim
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Qëroni karkalecat, hiqni kokën, mbështjelljen e trupit po lerini bishtin në fund. Mos harroni të hiqni ate cipën e zezë në kuriz
  2. Lajini, pastrojini dhe thajini me letër kuzhine.
  3. Qëroni hudhrat, prijni super imët dhe jemi afërsisht gati.
  4. Vendosni një tigan në zjarr të mesëm – duhet të keni parasysh që do të ishte ideale nëse do të kishit në tigan të madh në mënyrë që karkalecat mos mbivendosen.
  5. Shtoni vaj ulliri (këtu do ju rekomandoja të shtonit 2-3 lugë pasi do ta përdorim për të ngyer.
  6. Sapo vaji të nxehet, hidhni hudhrat, skuqini duke i trazuar vazhdimisht – e rëndësishme është mos të digjen. Shtoni kripë, piper, dhe farat e specit të kuq. Për ata që nuk i kanë përdour këto të fundit – me kujdes – jane goxha djegëse.
  7. Kur e shhni që hudhrat kanë filluar të behen si të tejdukshme (ato të cepit sikur po ndyshojne pak ngjyrë të kuqeremtë) shtoni karkalecat një nga një. Do të rekomandoja që të mos ti mbivendosnit.
  8. Skuqini karkalecat 2-3 minuta nga secila anë.
  9. Trazojeni mirë të gjithë tiganin, sigurohuni që hudhrat janë karamelizuar dhe ngjitur nëpër karkaleca dhe hiqeni nga zjarri.
  10. Shërbejeni në mes të tavolinës, me pak bukë të thekur dhe shoqërojeni me pak verë të bardhë ose rose shumë të ftohtë.