Përgatitja :
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1 kg bizele
4-5 thela mish viçi (lloji i mishit sipas preferencës)
2 filxhanë kafeje vaj ulliri
Qepë të njoma
1-2 lugë gjelle miell gruri
2-3 domate
1 lugë gjelle salcë domate
1 karrotë
1 patate
Kripë
Kopër
Përgatitja :
Kaurdiset mishi me vaj ulliri, shtohen qepët e grira hollë.
Vijojmë t’i kaurdisim ndërkohë shtojmë karrotat e prera në kubikë, më pas patatet e prera gjithashtu në kubikë.
Shtojmë bizelet, i kaurdisim pak dhe më pas domatet, salcën e domateve, i kaurdisim dhe më pas shtojmë miellin.
Vijojmë t’i përziejmë për pak, në fund shtojmë kripën dhe gjysmën e koprës së grirë.
I lëmë të ziejnë derisa gjella të jetë gati.
Në fund i hedhim pjesën tjetër të koprës së grirë hollë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Vlerat ushqyese :
Bizelet janë një burim i pasur i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit dhe folatit.
Sipas të dhënave bizelet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6, niacinës, vitaminës B2, zinkut, proteinës, magnezit, hekurit dhe potasiumit.
Bizelet ndihmojnë duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll. Nëse i shton bizelet në dietën tënde të pasur me fibra, atëherë ke arritur të shtosh përfitimet që merr prej saj.
Bizelet e Ngrira :
Ndërkohë, bizelet e ngrira që shiten në treg, kanë një afat përdorimi nga 24 në 30 muajsh.
Por, rekomandimi i ekspertëve është që bizelet e ngrira të përdoren nga 6 në 12 muaj nga data e paketimit për të përfituar maksimalisht nga freskia e tyre.
Sidoqoftë, nuk duhet kurrë të humbësh mundësinë që të provosh ato bizelet e njoma, të sapovjela, që janë më të freskëtat se çfarëdo tjetër.