Përbërësit për bazën:
- 100 gr gjalpë
- 200 gr biskota e drithëra të thërrmuara
Përbërësit për kremin:
- 250 gr djathë kremoz pa kripë
- 250 gr jogurt me shije kafeje
- 10 gr xhelatinë pjeshke
- 50 ml ujë
- 1 filxhan kafe e fortë
- 120 gr sheqer
- 200 gr pana për t’u rrahur
Për dekorimin
- Disa kokrra kafeje
Përgatitja:
- Grini në mikser biskotat dhe më pas përziejini me gjalpin e shkrirë. Vendoseni këtë masë në fundin e formës së cheescake dhe vendoseni në frigorifer të forcohet.
- Përgatisni kremin duke vënë si fillim fletët e xhelatinës në ujë. Ndërsa xhelatina e pjeshkës shkrihet, përgatisni kafen dhe lëreni të ftohet. Më pas rrihni panën.
- Përzieni jogurtin me djathin kremoz, më pas shtoni kafenë dhe në fund panën e rrahur. Krijoni një krem të butë dhe më pas shtoni xhelatinën e pjeshkës.
- Përziejini mirë përbërësit dhe përhapeni kremin mbi bazën. Vendoseni tortën në frigorifer për 2 orë dhe më pas dekorojeni me kokrra kafeje.