Serviret për (persona):6 Persona
Përbërësit
- 8 petë byreku të gatshme.
- 600 gr mish qengji.
- 1 qepë të prerë hollë.
- 3 lugë vaj ulliri.
- ½ lugë rigon.
- 2 karota të prera hollë.
- 1 domate të prerë hollë (pa lëng dhe farëza).
- 1 lugë majdanoz të prerë hollë.
- 200 gr. djathë të bardhë.
- 1 filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë.
- 3 lugë gjalpë
- Kripë e piper.
Udhëzimet
- Në një tenxhere perzjeni qepët dhe mishin e ndarë në copa të vogla.
- Shtoni rigonin, karotat,domaten,kripë e piper dhe lëreni mishin të ziejë derisa të zbutet.
- Pasi të jetë ftohur, shtoni majdanozin, djathin e bardhë dhe djathin kaçkavall.
- Në një sipërfaqe të pastër e të pudrosur me pak miell, shtroni 4 petë, duke i lyer një e nga një me gjalpë.
- Vendosni mbushje në dy pjesët anësore. Rrotullojeni njërin cep të petës deri në mes, në formë roleje, përsëritni të njëjtën gjë me cepin tjetër derisa të takohen.
- Po kështu veproni edhe me 4 petat e tjera.
- Vendosini roletë e përgatitura në një tepsi të lyer me gjalpë, futini në furrë dhe piqini në 180 gradë për 30min.
- Lërini të ftohen, prijini dhe shërbejini.