Midhjet me guaskë të zezë mund të kemi një jetë që i njohim dhe i shtojmë në tryezë sa herë afron vera. Nuk kanë si mungojnë, në fund të fundit: Janë të shijshme, të thjeshta në përgatitje dhe mund të konsumohen edhe me një sallatë të thjeshtë për ta quajtur drekën të mbyllur, pa marrë shumë kalori.
Një “kushëri” i midhjeve të mësipëme janë një version më i vogël i tyre, me guaska në ngjyra që variojnë nga krem në kafe dhe që me siguri ua keni dëgjuar emrin: midhjet vongole.
Madhësia e tyre i bën më të përshtatshme për t’u përdorur në spageti, se sa simotrat e tyre më të mëdha. Megjithatë, nëse doni t’i konsumoni midhjet vongole fare thjesht, të ziera në verë të bardhë, është sërish një zgjedhje fantastike.
Përbërësit (për 6 persona)
2 kg vongole me guaskë
12 lugë vaj ulliri
2 qepë mesatare të grira
250 ml verë e bardhë
60 ml ujë i vluar
kripë, piper sipas dëshirës
2 lugë majdanoz i grirë
1 thelb hudhër i shtypur (opsinal)
Përgatitja
1. Vërini midhjet në ujë të ftohtë për 1 orë, pastaj shpëlajini me ujë të rrjedhshëm. Eliminoni midhjet e thyera, ose ato që janë hapur.
2. Në një tigan të madh fërgoni lehtë qepët në vaj ulliri. Shtoni midhjet, më pas verën, dhe në fund ujin e vluar. Hidhni kripë e piper sipas dëshirës.
3. Ziejini për 15 minuta midhjet me kapak të mbyllur. Si të mbarojë zierja, hiqini mënjanë midhjet që nuk u hapën. Shtojuni midhjeve të tjera majdanozin dhe thelbin e hudhrës nëse e dëshironi.