Përbërësit:
5 vezë
• 100 g djathë dhie ose Philadelphia ose diçka të ngjashme me të
• kripë, piper
• 1 karotë
• 10 kokrra piper i zi.
Përgatitja:
Në një tenxhere të vogël, ziejmë vezët për 10 minuta që nga momenti kur kanë marrë valë.
I lëmë të ftohen aty dhe vetëm atëherë i qërojmë.
I presim me thikë një shtresë të hollë poshtë, që të qëndrojnë drejt dhe sipër një shtresë tjetër (kapela).
Në një tas të vogël, mbledhim të verdhat e vezëve dhe i shtypim me pirun, shtojmë djathin, kripë e piper sipas dëshirës.
Mbushim të bardhat e vezëve me kremin me djathë (me qese pastiçerie ose me lugë shumë të vogël).
Me karotën bëjmë hundën dhe këmbët e zogut, ndërsa me kokrrat e piperit krijojmë sytë. A nuk janë një mrekulli?