Turli dimërore

Perime

Përbërësit

400-500 gr mish tul viç

1 kokërr qepë

3-4 patate mesatare

2 presh ( vetëm pjesa e bardhë)

3-4 karrota

1 filxhan çaji me bizele

2-3 lugë gjelle me salcë domatesh

Kripë

1 gjethe dafinë

Rigon (sipas dëshirës)

Vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim, qëroni mirë karrotat dhe patatet dhe t’i ndani në kubikë të mëdhenj.

Patatet ndajini në katër pjesë nëse janë mesatare dhe në gjashtë pjesë nëse janë të mëdha.

Ndërsa karrotat prijini në rrathë rreth 2 cm, të njëjtën gjue bëni edhe me pjesën e bardhë të preshit.

Pastroni mishin dhe prijeni në kubikë jo të vegjël.

Kalojeni në një tenxhere me vaj ulliri dhe kaurdiseni nga të dyja anët.

Në vijim, shtoni salcën e domates, kaurdiseni dhe më pas shtoni qepën e grirë hollë, kaurdiseni për pak minuta e më pas shtoni karrotat, patatet dhe preshin.

Në fund shtoni bizelet, përzjeini të gjitha bashkë, shtoni kripën, gjethen e dafinës dhe rigonin nëse dëshironi shijen e tij.

Shtoni ujë derisa të gjithë përbërësit në tenxhere të mbulohen por jo plotësisht dhe lëreni gjellën të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa mishit ë zbutet plotësisht dhe turlia të mbetet me pak lëng.

Per porosi kliko ne foto !