Përbërësit:
- 1 gotë( 200 ml) miell misri
- 1 gotë miell gruri
- 150 g djathë
- 4 vezë
- 1 gotë dhallë
- 1 fryrës
- 150 g ullinj
- 100 ml vaj ulliri
- ½ lugë kafeje kripë
Përgatitja:
Në një enë të thellë përziejmë vezët me mikser , më pas hedhim vajin dhe dhallë duke i përzier. Ullinjtë i presim në copa të vogla bashkë me djathin duke ja shtuar masës së përgatitur. Në fund hedhim të dy llojet e miellit, fryrës, dhe kripën, i përziejmë mirë deri sa të bëhet një mase homogjene. Më pas e vendosim në tavën e lyer me pare duke e zbukuruar me susam dhe e lemë të piqet 45 min ne 220 grade.