Tortë e ftohtë me kos dhe fruta

Embelsira

Përbërësit

280g biskota pa sheqer

170g gjalpë

30g sheqer

700ml kos

60ml qumësht

50g sheqer pluhur

20g xhelatinë

300ml pana ëmbëlsirash

Fruta sipas dëshirës

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Si fillim lyeni me gjalpë një tavë keku rrumbullake dhe shtrojeni m eletër pjekjeje.

Ndërkohë grini në mikser biskotat dhe shtoni sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe të ftohur.

Masën e përgatitur kalojeni tek tava dhe me një lugë përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

Mundohuni të krijoni një shtresë të njëtrajshme dhe të drejtë.

Futeni tavën në frigorifer për 30 minuta ndërkohë që vazhdoni me përgatitijen e ëmbëlsirës.

Shkrini fletat e xhelatinës tek një enë të vogël me pak ujë dhe lëreni aty për 10 minuta.

Mund ta përzieni me telin e kuzhinës që të tretet më shpejtë.

Ndërkohë në një tenxhere hidhni qumështin dhe vendoseni në zjarr për t’u ngrohur.

Kur të shihni që qumështi është i nxehtë hidhni aty xhelatinën e zbutur dhe përziejeni përsëri me telin e kuzhinës.

Në mikser rrihni panën e ëmbëlsirave me sheqerin pluhur derisa të krijoni shkumën e bardhë.

Panën përziejeni me kosin dhe qumështin me xhelatinë i cili duhet të fothet plotësisht.

Të gjithë masën që përgatitët kalojeni tek tava ku shtruat biskotat dhe përhapeni mirë dhe në mënyrë të barabartë.

Tan fusni ëmbëlsirën për 5 orë në frigorifer që të mpikset sa më mirë.

Para se ta shërbeni mund ta zbukuroni me fruta të freskëta të stinës.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Kungulleshka të mbushura
Humus me karrota
Rizoto me kërpudha dhe shafran
Kajmakpare
Byrek me proshutë dhe djathë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *