Tavë me peshk dhe perime

Gatime Deti, Peshk

Përbërësit :

3 peshq të mëdhenj

2 karota

2 kungulleshka

1 brokoli

2 patate

4-5 domate të vogla

50 gr ullinj

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete prisni perimet në rrathë të hollë, bashkojini në një enë dhe shtoni pak vaj, kripë, piper të zi dhe majdanoz.

Përziejini të gjitha bashkë dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Ndërkohë pastroni peshkun nga jashtë dhe brenda si zakonisht, shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe thajeni me një letër kuzhine për të vazhduar me recetën.

Peshkun e pastruar, marinojeni mirë me pak vaj e kripë nga jashtë dhe brenda e vendoseni tek tava sipër perimeve.

Futini të gjitha në furrë për 50 minuta në temperaturën 180 gradë me ventilim.

Sipas dëshirës mund të shtoni dhe pak piper sipër nëse ju pëlqen një shije më e fortë.

Konsumojeni peshkun të ngrohtë shoqëruar me të gjitha perimet e tavës.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *