Tavë me perime dhe mish pule

Pjata kryesore

Përbërësit:

  • 7 kofsha mish pule
  • 1 e ½ kg patate
  • 4 karota
  • 3 kungullesha jeshile
  • 2 kokrra domate
  • 2 kokrra qepë
  • 3 speca 
  • 250 g bizele
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i presim në rrathë. Edhe me perimet veprojmë njëlloj, i presim të gjitha në rrathë. Marrim një tavë të madhësisë mesatare dhe i vendosim të gjitha perimet e prera.

Hedhim pak vaj ulliri, kripë, piper të zi, erëza të përziera. Tavën e vendosëm në furrë për 45 minuta. Në një tenxhere, vendosim kofshët e pulës, të cilat i ziejmë dhe më pas lëngun dhe kofshët i vendosim në tavën ku kemi perimet. Herë pas herë i përziejmë, që mos të ngjiten.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv