Tavë me mashurka

Pjata kryesore

Përbërësit për 4-6 persona :

250 gr mish të grirë (nëse preferoni tavën mund ta përgatisni edhe pa mish të grirë)

500 gr barbunja (Mashurka)

115 gr patate

2 qepë mesatare

400 gr domate

2 lugë gjelle me vaj ulliri

240 ml ujë

Kripë dhe piper

Majdanoz

Përgatitja :

Ngrohni furrën në 180-200 gradë në varësi të sobës suaj.

Si fillim qëroni barbunjat, patatet, qepët dhe domatet dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe vendoseni në zjarr shtoni aty mishin e grirë që të skuqet.

Ndërkohë grini sa më imët qepët dhe hidhini në tenxhere për t’i skuqur lehtë.

Perzjejini herë pas here në mënyrë që qepët apo mishi të mos ngjitet.

Hidhni kripë dhe piper për shije sipas preferencës dhe lërini në zjarr të ngadaltë.

Patatet pasi t’i keni larë pritini në kubikë dhe shtojini tek tenxherja.

Po njësoj veproni edhe me barbunjat dhe domatet.

Nëse barbunjat janë shumë të gjata, mjafton t’i prisni në disa pjesë.

Me një lugë druri përzjejini për 3-5 minuta.

Më pas kalojeni të gjithë masën me perime tek një tavë ku të shtoni edhe ujin e nevojitur në recetë.

Futeni në furrë për t’u pjekur, por kini kujdes që të shikoni herë pas here nëse uji është përtharë plotësisht.

Kjo metodë nuk do të lejojë që perimet të zbuten por do të arrijnë të ruajnë formën e tyre.

Para se t’i servirni spërkateni tavën me majdanoz dhe lëreni të ftohet pak.

Shërbehen të ngrohta dhe janë perfekte për t’i shoqëruar dhe me oriz të thjeshtë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio
Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio VARCOSIN

Articles You May Like

Kulaç i butë me kungull
Tavë me peshk dhe perime
Çomlek me patëllxhanë dhe mish viçi
Supë me hithra karrotë dhe patate
Pasta Frola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *