Tavë me copa mishi viçi

Kalorike

Përbërësit:

Mish viçi tul i prerë me copa të vogla (1 kilogram)

Qepë e kuqe (1 kokërr e vogël)

Narden (1 lugë çaji)

Salcë domateje koncetrat (1 lugë gjelle)

Lëng zarzavatesh ose koncertat (1 dado)

Nisheshte (1 lugë gjelle)

Dafinë (3 gjethe)

Spec djegës (2 copë)

Vaj ulliri

Kripë

Pergatitja :

Mishin e prerë në copa e kavardisim në vaj ulliri me zjarr të butë në një tigan. Pasi ai merr një faqe i shtijmë qepën e prerë hodhë, dafinën, specin djegës.

Kujdes! Kripën do ta hedhim në fund, sepse përndryshe mishi i viçit mbetet i pazier. Nëse do të përdorim lëng zarzavatesh koncertat, edhe këtë do e hedhim në fund, sepse përmban kripë.

Pasi i kemi kavardisur mirë, shtojmë salcën e domates koncetrat. Ndërkohë në një filxhan çaji shkrijmë një lugë narden me pak ujë të vakët. E hedhim lëngun në tigan. Më pas shtojmë lëngun e zarzavateve .

Nëse do të përdorni koncetrat shtoni vetëm ujë. Mbuloheni me një kapak dhe lëreni në zjarr me flakë të ulët për 45 minuta. Nëse e doni lëngun pak të trashë shtoni niseshtenë dhe përziejeni me një lugë druri që mos t’ju kokërzohet. Shtoni kripën (dhe 1 dado). I lini sërish 5 minuta.

Hidheni të gjithën në një tavë dheje ose tava të vogla dhe futeni në furrë të aspiruar me 200 gradë. Pas gati 30 minutash ose më pak do keni një tava dheje që kërkon qepën e njomë dhe kupën e rakisë.

Per te bere porosine tuaj klikoni ne foto.