Përbërësit:
1 brume sfoliat gati ● 4 patate te ziera ● 150g Mozzarella ● 2 veze ● 100ml qumesht ● 2 luge gjelle djathe Parmigiano i grire ● kripe
Përgatitja:
1.Brumin sfoliat e veme ne taven qe do te perdorim te cilen e kemi lyer me pare me gjalpe e miell. E shpojme me pirun dhe e leme menjane.
2.Presim ne feta patatet e ziera dhe Mozzarella-n, qe me pare e shtrydhim mire me dore nga uji i tepert. I vendosim mbi bazen e tortes duke e mbuluar teresisht ate; ne fillim patatet dhe mbi to vendosim fetat Mozzarella.
3.Ne nje tas rrahim me pirun vezet e kripen, shtojme qumeshtin dhe i perziejme derisa te jene bere homogjene me njera-tjetren. Hedhim kete perzierje mbi patatet dhe Mozzarella-n. Sperkasim te gjithen me djathin e grire dhe e pjekim per 30-35 minuta afersisht ne furren e ngrohur me pare me 180°. Eshte e mire si e vaket ashtu dhe e ftohte.