Tarta me krem pastiçerie dhe fruta të freskëta

Embelsira

PËRBËRËSIT PËR 4 COPË: 

• 250 g miell

• 100 g gjalpë

• 100 g sheqer

• 1 vezë + 1 e verdhë veze

• ½ lugë fryrës

• pak lëkurë limoni.

PËR KREMIN E PASTIÇERISË: 

• 500 ml qumësht

• 100 g sheqer

• 60 g miell

• 4 të verdha veze

• pak lëkurë limoni

• fruta sipas dëshirës.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

PËRGATITJA:

 Hedhim miellin në një enë, shtojmë fryrësin, lëkurën e limonit, vezët, sheqerin dhe gjalpin në copa të vogla. E punojmë me kujdes derisa të formohet një masë homogjene, të cilën e mbulojmë me qese kuzhine dhe e vendosim në frigorifer që të pushojë për 30 minuta. Ndërkohë, merremi me kremin e pastiçerisë. Me rrahësen e vezëve me dorë rrahim vezët me sheqerin, shtojmë miellin dhe qumështin e ngrohur pak. Masën e përftuar e vendosim të ziejë në temperature mesatare, gjithmonë duke e rrahur me rrahëse, dhe sapo të marrë valë, e heqim dhe e aromatizojmë me lëkurë limoni. E mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Pasi brumi ka pushuar, e hapim me petës me trashësi 4 mm dhe e presim në formë rrethore. Rrathët i vendosim te forma, i shpojmë me pirun dhe i mbulojmë me krem, të cilin e kemi lënë të ftohet plotësisht. Vendosim feta frutash sipas dëshirës dhe i pjekim për rreth 25-30 minuta në temperaturën 180 gradë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Pulë në tavë me finok dhe limon
Fli me miell misri dhe presh
Tavë me peshk dhe perime
Buka me ullinj
Jahni me bizele

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *