Perberesit:
Lëng peshku 1.5 litra
Patate 2-3 kokrra
Karrota 3-4 copë
Mashurka 8-10 copë
Selino
Vaj 3-4 lugë gjelle
Domate 2 kokrra
Kripë, Piper
Dafinë,Majdanoz
Pergatitje:
1.Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike.
2.Në tenxhere me vaj kavardiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karrota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kavadisen shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura.
3.Lëngu i peshkut i përgatitur më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë.
4.Shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati.Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine.
5.Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz.
6.Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa tul peshku të zier.