Supë me salmon

Supa

PËRBËRËSIT :

300g peshk salmon

3-4 patate

1 presh

100 ml pana kuzhine

kripë, piper

arrë myshku

kopër

limon

2 lugë gjelle me gjalpë

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

PËRGATITJA :

Për të përgatitur këtë supë të shijshme si fillim nisni me grirjen në rrathë të hollë të preshit.

Më pas vendosni një tenxhere në zjarr dhe skuqeni atë me gjalpë derisa të zbutet. Zëvendësimi i qepës me presh, i jep një shije akoma edhe më të ëmbël dhe pak djegëse supës.

Ndërkohë qëroni dhe prisni patatet në kubikë të vegjël dhe skuqini bashkë me preshin.

Jepini shije me kripë, piper të zi apo të kuq sipas preferencës, pak arrë myshku dhe në fund hidhni 2 gota me ujë.

Lëreni tenxheren me perimet që të ziejë për 10 minuta, kështu i jepni patateve mundësinë që të zbuten plotësisht.

Salmonin, ta prisni në copa të vogla dhe ta shtoni tek tenxherja.

Kur ajo të ketë filluar të kthejë valë shtoni edhe 2 gota të tjera me ujë.

Sapo të formohen bulëza në sipërfaqen e ujit shtoni panën dhe përziejeni ngadalë.

Lëngu duhet të trashet dhe të mos jetë transparent.

Kur ta shërbeni hidhini kopër të grirë dhe pak lëng limoni nëse preferoni.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio UPSIZE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *