Supe me lulelaker

Supa

Supe me lulelaker. Lulelakra është një perime e çmuar, për shkak se është e pasur me vitamina, kripëra minerale dhe e varfër në kalori. Është e shkëlqyer për dietat dobësuese dhe mund të përdoret në disa mënyra në kuzhinë.

Përbërësit:

2 lugë vaj ulliri

1 qepë e grirë

Një patate e qëruar dhe e grirë

1 presh i grirë (vetëm pjesa e bardhë)

1 lulelakër e grirë

5 filxhanë brodo perimesh

1 filxhan pana

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Ngrohni vaji në një tigan dhe më pas shtoni qepën, pataten dhe preshin. Sapo të zbuten perimet, shtoni lulelakrën dhe brodon.

Lëreni të ziejë për disa minuta, derisa lulelakra të jetë zbutur.

Transferojeni në mikser derisa të merrni një masë homogjene.

Hidheni përsëri në tenxhere, shtoni panën dhe ziejeni edhe për 5-6 minuta.

Rregullojeni me kripë e piper dhe servireni në tryezë me pak vaj ulliri dhe piper të sapobluar.

Kliko ne foto per te perfituar nga oferta -50% ulje