Supë me kofshë pule dhe brokoli

Supa

Perberesit:

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 500 gr kofshë pule pa lëkurë
  • 300 gr patate të vogla të reja
  • 425 ml lëng perimesh
  • 350 gr brokoli
  • 350 gr qepë të njoma
  • 2 lugë gjelle pesto

Pergatitja:

  1. Ngrohni vajin në një tigan dhe shtoni qepën, skuqeni butësisht për 5 minuta derisa të zbuten.
  2. Shtoni mishin e pulës dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të lehtë.
  3. Shtoni patatet, lëngun e perimeve dhe shtoni piper të zi, duke e përzier lehtë.
  4. Mbulojeni dhe ziejini për 30 minuta derisa patatet të jenë të buta dhe mishi i pulës të jetë gatuar.
  5. Shtoni brokolin, zarzavatet dhe qepët e njoma, pastaj përzieni mire dhe lërini të zihen pak.
  6. Mbulojini, pastaj gatuajini për 5 minuta më shumë dhe shtoni peston.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *