Për 4 persona
Përbërësit:
500g kërpudha mix, 100g gjalpë, 100g qepë të thata, ½ gotë verë e bardhë, 2 lugë kos, 2 thelpinj hudhra, 500ml lëng pule.
Përgatitja:
Në një tigan të madh skuqim qepën me gjalpë dhe pasi të jetë zbutur pak shtojmë kërpudhat, kripën, piperin dhe hudhrat. Vazhdojmë skuqjen ngadalë dhe pas disa minutash i shuajmë me verën e bardhë. Pasi të avullojë vera, shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë supën të ziejë për 20 minuta. Pasi të ketë zierë, e kalojmë supën në mikser dhe e shpërndajmë nëpër pjata.
Në fund e zbukurojmë supën me pak kos të freskët. Shërbehet e ngrohtë.