Supë me kërpudha dhe kos

Supa

Për 4 persona
Përbërësit:

500g kërpudha mix, 100g gjalpë, 100g qepë të thata, ½ gotë verë e bardhë, 2 lugë kos, 2 thelpinj hudhra, 500ml lëng pule.

Përgatitja:
Në një tigan të madh skuqim qepën me gjalpë dhe pasi të jetë zbutur pak shtojmë kërpudhat, kripën, piperin dhe hudhrat. Vazhdojmë skuqjen ngadalë dhe pas disa minutash i shuajmë me verën e bardhë. Pasi të avullojë vera, shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë supën të ziejë për 20 minuta. Pasi të ketë zierë, e kalojmë supën në mikser dhe e shpërndajmë nëpër pjata.

Në fund e zbukurojmë supën me pak kos të freskët. Shërbehet e ngrohtë.

*Per te bere porosine tende kliko ne foto ! Perfitoni 50%ulje ! KUjdes, sasia e limituar !
*Per te bere porosine tende kliko ne foto ! Perfitoni 50%ulje ! KUjdes, sasia e limituar !

Articles You May Like

Petulla të fshira me mjaltë dhe arra
Jahni me bizele
Kek me mollë dhe portokalle
Fli me miell misri dhe presh
Sekretet e përgatitjes së kafesë turke me shijen perfekte