Përbërësit:
2 gjokse pule të vogla
1 fç ujë
4 fç lëng mishi
2 lgj vaj ulliri
1 lgj qepë e grirë
1 lç hudhër
1 lç kripë
1 tufë koper
1 fç bizele
1 fç karrota
3 fç qumësht
1/2 fç miell
Piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim buljonin dhe e vendosim në një tenxhere. Sapo të ngrohet shtojmë qepën e grirë imët së bashku me hudhrën. Pasi buljoni të marrë valë vendosim mishin e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Vendosim kapakun dhe e lemë mishin të ziejë. Ndërkohë presim karrotën në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tenxhere, pas 5 minutave shtojmë bizelet dhe 1/2 e tufës së koperës. Ndërkohë tresim miellin në qumësht dhe e shtojmë tek supa. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe para se t’a servirim shtojmë pjesën tjetër të koperës.