Supë kremoze me spinaq dhe shparguj

Supa

PËRBËRËSIT PËR 8 PERSONA: 3 lugë vaj ulliri 3 qepë të qëruara dhe të prera në copa të holla 1 presh i qëruar dhe i prerë në copa 500 g patate të qëruara dhe të prera mundësisht në kubikë të barabartë, që të ziejnë mirë njëkohësisht. 1.2 litër lëng perimesh i valuar (varet sa të trashë e doni ju supën) 10 shparguj të freskët ose të ngrirë, të pastruar dhe të prerë në copa 500 g spinaq i pastruar dhe i larë 250 ml pana kuzhine kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA: 1 Në një tenxhere me pak vaj skuqim qepën dhe preshin për pak minuta në zjarr mesatar. 2 Shtojmë patatet, lëngun e valuar dhe kripë, nëse lëngu nuk është i kripur. 3 E lëmë në zjarr për rreth 20 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur. 4 Shtojmë spinaqin dhe shpargujt dhe e zgjasim kohën e zierjes me 7/8 minuta. E heqim nga zjarri. 5 Të gjithë masën e grijmë me grirësin me zhytje ose në blender, derisa të përftojmë një masë kremoze pa kokrra. 6. Shtojmë panën, e përziejmë dhe pasi ta rregullojmë për kripë e piper, e shërbejmë.

Kliko ne foto per te bere porosine tende