Përbërësit:
350 gr kërpudha të freskëta
40 gr miell
40 gr gjalpë
1/2 l qumësht
2 dl lëng perimesh
një dl pana e lëngshme
disa gjethe majdanoz
kripë
copa buke të thekur
Përgatitja:
Pasi keni pastruar mirë kërpudhat, pritini në feta dhe fergojini në një tigan me gjysmën e gjalpit dhe pakëz kripë.
Ndërkaq, përgatisni beshamelën: në një tenxhere shkrini gjalpin e mbetur, shtoni miellin dhe përziejini për të eliminuar kokrrizat. Shtoni qumështin e ngrohtë dhe përziejini përdisa minuta.
Shtoni edhe kërpudhat dhe kaloni gjithccka në sitë. Shtoni përbërjen në një tenxhere, shtoni edhe brodon e perimeve dhe lëreni të ziejë. Shtoni dhe kripën dhe hiqeni nga zjarri.
Në fund shtoni panën e lëngshme dhe gjethet e majdanozit e më pas servireni në tryezë me copa buke të thekur.