Përbërësit për këtë supë:
- 1 tufë brokoli
- 1/2 lakër e bardhë
- 2 karota,
- 100 ml pana
- 2-3 lugë djathë gorgonzola
- erëza të ndryshme të grira,
- 2 lugë vaj
- 1 kub vegeta
Përgatitja:
I presim perimet dhe i kaurdisim me vaj në zjarr të mesëm. U shtojmë ujë dhe vedeta dhe i lëmë të ziejnë. Kur të jenë gati u shtojmë panën dhe gorgonzolën dhe e përziejmë derisa të shkrihet plotësisht djathi. I bëjmë të gjitha krem me mikser dhe i servirim me erëzat e grira. Nëse dëshironi mund t’i shtoni copëza buke të kaurdisura në tigan me pak gjalpë.