Për 6 persona :
– Lëng mishi 1 litër
– Panxhar 3-4 copë
– Uthull 1-2 lugë gjelle
– Lakër ¼ e lakrës
– Salce domate 1 lugë gjelle
– Yndyrë 2 lugë gjelle
– Karota 2 copë
– Patate 2-3 copë
– Qepë 1 kokërr
– Sheqer 1 luge kafeje
– Ajkë qumështi 1 lugë gjelle për 1 person
– Kripë e piper i zi
Përgatitja:
Në lëngun e valuar të mishit hidhet lakra e bardhë e prerë në fije të holla. Skuqet qepa, shtohen karotat dhe rrënje selinoje të prera në formë fije shkrepësesh, skuqen të gjitha së bashku, hidhet mielli duke vazhduar kaurdisjen, pastaj shtohet pak e nga pak të marrë valë. Në lakrën gjysmë të zier hidhen patatet e prera në kubikë mesatare dhe pesë minuta para zierjes së plotë hidhet salca e përgatitur. Supa shërbehet sipas racioneve, sipër i hidhet 1 lugë ajke qumështi secilës pjatë.