Supa e krapit

Supa

Përbërësit:

  • 200-300 gramë peshk
  • 1 karrotë e madhe
  • 1 karrotë e bardhë e vogël
  • 1 kërcell selinoje
  • Makarona të vogla supe
  • Majdanoz
  • Piper të zi
  • 1-2 lugë gjelle miell
  • 1 të verdhë veze
  • 2 litra ujë
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja:

Pasi ta keni pastruar peshkun dhe perimet, futini ato në një tenxhere me ujë të valuar dhe lërini të ziejnë për rreth 40 minuta.

Pas zierjes, hiqini të gjitha perimet nga tenxherja  dhe bashkë me peshkun transferojeni në një enë të pastër.

Lëreni të ftohet pak dhe gjatë kësaj kohe hidhni makaronat e vogla të ziejnë.

Ndërkohë, pritini karrotat në copa të vogla dhe bashkë me selinonë kthejeni sërish në tenxhere.

Copëtojeni peshkun e zier në mënyrë të imët dhe copat e tij hidhini në tenxhere.

Shtoni erëzat dhe miellin treteni në pak ujë të ftohtë dhe më pas shtoni të bardhën e vezës.

Rriheni mirë dhe hidheni në tenxhere duke e përzier në mënyrë të vazhdueshme teksa ziejnë për disa minuta.

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe hidheni supën në pjata duke e zbukuruar me pak majdanoz të grirë hollë e mbi të gjitha të freskët.

Ju bëftë mirë !

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Pica 4 stinet
Kokteil Mai Tai
Penne me ton dhe ullinj
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Supë kremoze me fasule të bardha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *