Si të përgatisni makarona të freskëta në shtëpi

Pasta dhe rizoto

Për përgatitjen e tyre ju nevojiten:

  • 2 vezë
  • 200 gramë miell shumë përdorimësh

Përgatitja

Pasi të keni larë banakun e gatimit dhe disinfektuar atë, hidhni 180 gramë miell ndërsa 20 gramët e tjerë lërini në një enë aty afër. Jepini miellit formën e një vullkani dhe më pas në hapësirën e lënë bosh hidhni vezët.

Merrni një pirun dhe rrihini vezët në brendësi të miellit, duke marrë nga pak prej tij herë pas here.

Mielli duhet përfshirë gradualisht me vezët në mënyrë që e gjithë forma e dhënë në fillim të mos shkërmoqet.

Dalëngadalë brumi do të marrë formë dhe mund ta punoni me duar deri sa të fitojë qëndrueshmërinë e duhur.

Brumi duhet punuar me duar për rreth 10-15 minuta deri sa të jetë i butë dhe elastik.

Më pas, brumin mbështilleni me qese mbështjellëse dhe futeni në frigorifer për 30 minuta.

Në banakun e punës hidhni një lugë gjelle miell dhe shpërndajeni me dorë.

Nxirrni brumin nga frigoriferi dhe ndajeni në katër toptha të cilat më pas nëpërmjet petësit do të transformohen në peta të holla me një trashësi prej më pak se 1 milimetra. .

Nëse dëshironi që makaronat të kenë formën e taljateleve, atëherë mbështillini petët në formë roleje dhe prijini në shirita 3/4 cm.

Kur t’i prini shiritat ndajini mënjanë dhe lërini të çrregullta. Spërkatini me bujari me miell që të pengoni ngjitjen e shiritave.

Makaronat taljatele duhen gatuar brenda pak orësh nga përgatitja.

Ato duhen hedhur në ujë të valuar e të kriposur e duhen zier për deri në 5 minuta.

Më pas,  servirini ato me salcën e përzgjedhur.

Taljatelet e bëra në shtëpi mund të ruhen në ngrirje për deri në 1 muaj.

Për ngrirjen e tyre, mjafton t’i drejtoni e t’i mbani të shtrira në një letër kuzhine dhe t’i lini në ngrirje për një orë.

Më pas, shiritat e ngrirë transferojini në një enë përkatëse dhe mbajini sërish në ngrirje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *