Kastravecët turshi janë të shijshëm dhe shumë të preferuar nga dashamirësit e turshive apo ushqimeve të kripura.
Kastravecët turshi janë një zgjedhje e përshtatshme për ata që tregojnë kujdes me ushqimin. Ky perceptim vjen si pasojë e vlerave shëndetsore të kastravecave që ruhen gjatë fermentimit.
Kastravecat turshi konsiderohen një burim i mirë probiotikësh dhe përmbajnë antioksidantë.
Kastravecat kanë shumë ujë në përmbajtjen e tyre dhe pak kalori. Një kastravec i madh përmban më pak se 100 kalori, e megjithatë ka shumë vlera ushqyese.
Nëse i konsumoni të freskët apo si turshi, kastravecat janë të shëndetshëm. Turshitë mund t’i përfshini në sallata ose t’i konsumoni veçmas.
Për shëndetin e kockave dhe kapilarëve :
Një racion me kastraveca turshi ofron më shumë vitaminë K se një racion me kastraveca të freskët.
Trupi e përdor vitaminën K për të aktivizuar enzimat që janë përgjegjëse për rritjen dhe zhvillimin e qelizave, por edhe për shëndetin e kockave dhe kapilarëve. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e qarkullimit të gjakut dhe humbjes së tij.
Një racion me kastraveca të ëmbël përmban 72.1 mikrogramë vitaminë K ose 58 përqind të dozës ditore të rekomanduar për burrat dhe 80 përqind për gratë.
Një racion me feta kastravecash ofron 17.1 mikrogramë të vitaminës K ndërsa një racion me kastraveca turshi ofron 60.4 mikrogramë.
Për tiroiden dhe shëndetin e syve:
Kastravecët turshi kanë më shumë vitaminë A se kastravecat e freskët. Kastravecët e ëmbël në veçanti janë shumë të pasur me këtë vitaminë. Një racion ofron 1,169 njësi të vitaminës A ose 39 përqind të dozës ditore për burrat dhe 50 përqind të dozës ditore për gratë.
Një racion me feta kastravecësh turshi ofron 284 njësi të vitainës A ndërsa kastravecat e freskët ofrojnë 109 njësi të kësaj vitamine për çdo racion. Vitamina A ndihmon në zhvillimin e qelizave të reja, rregullon funksionet e tiroides dhe ndihmon shëndetin e syve.
Përgatitja e kastravecave turshi :
3 kastraveca të mëdhenj, (ose 1 kg kastraveca te vegjël)
2 thelpinj hudhër
pak majdanoz
1 lugë e mesme kripë (për një kavanoz)
1 lugë e madhe uthull
pak limon
ujë të valuar
Procesi :
Për këtë recetë na duhen dy kavanoza në madhësi mesatare.
Sipas dëshirës, kastravecat nëse janë të mëdhenj i presim në rathë, në rast se marrim kastraveca të vegjël i lëmë siç janë. Pasi i kemi pastruar, për të dyja versionet e madhësisë së kastravecave veprojmë njëlloj.
Më pas, kastravecave u hedhim hudhër, majdanoz, kripë, uthull.
Pasi të jetë mbushur kavanozi, u hedhim sipër ujin e valuar, derisa të mbulohen përbërësit.
Më pas secilit perj kavanozave hedhim edhe disa pkika limoni. Më pas, kavanozat i mbyllim fort dhe i lëmë për dy ditë në një vend të errët. Pas dy ditësh i fusim në frigorifer dhe janë gati për tu konsumuar.