Përbërësit për 2 persona:
2 fileto salmoni, kripë e piper sipas nevojës,
1 lugë e madhe vaj ulliri,
1 lugë e madhe gjalpë,
3 thelpinj hudhër,
½ qepë e vogël,
¼ gotë verë e bardhë,
70 g domate të thara të kulluara nga vaji,
200 g pana kuzhine ose 100 ml pana dhe 100 ml qumësht,
disa gjethe spinaq,
4 lugë të medha djathë Parmigiano të grirë,
1 lugë niseshte e tretur me pak ujë nëse është nevoja,
1 lugë e madhe majdanoz i grirë.
Përgatitja:
Grimë imët hudhrat dhe qepët. Në një tigan ngrohim vajin me zjarr të mesëm të lartë.Salmonin e kriposim dhe e spërkasim me piper nga të dyja anët dhe i skuqim në tiganin e nxehtë për 5 minuta afërsisht nga njëra anë duke vënë në fillim anën pa lëkurë në kontakt me tiganin dhe më pas e skuqim dhe ana tjetër dhe pak edhe anësoret e filetos nëse duam tu japim pak ngjyrë
Kur të jenë skuqur i heqim nga tigani dhe shtojmë gjalpin, hudhrën, qepën, shtojmë verën kur të jenë skuqur dhe e lëmë zjarrin të lartë derisa ajo të avullojë pothuaj e gjitha.Shtojmë domatet e thata dhe i lëmë në zjarr për 1-2 minuta sa të lëshojnë shijen e tyre. Ulim zjarrin dhe shtojmë panën, kripë e piper. E lëmë në zjarr shumë të ulët që pana të mos pritet dhe duke e përzier herë pas here. Shtojmëspinaqin të copëtuar me dorë dhe pasi ky të zbutet shtojmë djathin e grirë.E lëmë në zjarr për 2-3 minuta derisa të shkrihet djathi.
Nëse keni përdorur edhe qumësht, shtoni niseshten për të trashur salcen. Vendosim salmonin në tigan, dhe pasi ti lyjemë me salcën dhe ato, i spërkasim sipër me majdanoz të grirë.