Përbërësit :
6 patëllxhanë mesatarë
3 domate mesatare
1 tufë majdanoz i freskët
1 thelbi hudhër
1 lugë gjelle lëng limoni
1 luge çaji uthull
60 ml vaj ulliri
kripë
piper i zi
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ndizni furrën paraprakisht në temperaturën 170 gradë.
Më pas merrni patëllxhanët e larë dhe shpojini me një pirun përgjatë sipërfaqes së tyre, sigurohuni që t’i shponi disa herë.
Vendosini ato në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe futini në furrë për 45-50 minuta.
Kontrollojini nëse janë zbutur mjaftueshëm pasi të kenë kaluar 40 minuta dhe më pas mund t’i nxirrni nga furra të ftohen.
Pasi të jenë ftohur, patëllxhanët tuaj duhet t’i qëroni dhe prisni në katorë të vegjël ose në shirita sipas dëshirës.
Më pas vendosini në një enë të madhe ose pjatë ku do të shërbeni edhe sallatën.
Në një enë veçmas bashkoni përafërsisht 3 lugë gjelle vaj ulliri, lëngun e limonit, uthullën dhe një thelbi hudhër të grirë.
Trazojini të gjithë këta përbërës bashkë dhe shtojini sipër patëllxhanëve që pretë më parë.
Prisni në copa të vogla edhe domatet dhe shtojini tek ena ku ndodhet patëllxhanët, ndërkohë përzieni mirë të gjithë përbërësit në mënyrë që të marrin shije të njëjtë.
Në fund shtoni sipas dëshirës kripën, pak piper të zi dhe majdanozin e grirë hollë.
Vazhdoni me përzierjen ku mund të shtoni edhe pak vaj ulliri për t’i dhënë më shumë shije sallatës tuaj.
Këtë sallatë mund ta konsumoni menjëherë ose ta ruani në frigorifer deri në një ose dy ditë.