Përbërësit :
450 gr fileto pule
2 degë selino
Gjysmë speci të kuq
5-6 kokrra ullinj
30 gr qepë e kuqe e grirë
1 mollë e vogël e grirë
30 gr sallatë iceberg ose keshile
5 lugë gjelle majonezë
2 luhë çaji limon i shtrydhur
1 lugë çaji mjaltë
Kripë
Piper i zi
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim gatuani fileton e pulës.
Vendosni në zjarr një tenxhere me rreth 2 litra ujë dhe 1 lugë gjelle kripë.
Shtoni aty mishin e pulës të prerë në kubikë të vegjël dhe lëreni të ziejë derisa të zbutet.
Më pas fikni zjarrin dhe lërini filetot tuaja në të ngrohtë edhe për 15 minuta të tjera.
Për këtë recetë mund të përdorni edhe mish pule të gatuar më parë.
Ndërkohë në një enë të thellë shtoni majonezën, mjaltin dhe lëngun e limonit duke i përzier mirë të gjitha bashkë.
Në fund shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.
Kjo do të jetë salca e sallatës dhe duhet të ketë një shije të balancuar as shumë të hidhur as shumë të ëmbël, ndaj provojeni herë pas here teksa e përgatisni.
Në një tjetër enë shtoni qepën e grirë, specin, selinonë e grirë hollë, mollët po ashtu të grira dhe ullinjtë.
Bashkoni në enën ku do të përgatisni sallatën perimet e grira, mishin e pulës, salcën qe përgatitët e në fund fletët e sallatës.
Përzieni mirë të gjithë përbërësit në mënyrë që të bashkohen me njëri tjetrin dhe ruajeni për disa momente në frigorifer.
Më pas shërbejeni sipas dëshirës kombinuar me pjata të tjera.