Sallatë me kinoa

Sallata
Një ushqimi i pasur në vitamina dhe tejet ushqyes për organizmin e ka një emër dhe quhet kinoa.
Kinoa është e pasur në:
• fibra, që favorizojnë aktivitetin gastro-intestinal të organizmit.
• antioksidantë, kjo falë flavonoidëve që kuinoa përmban.
• minerale si : fosfori, kalciumi, hekuri, zinku dhe fosfori.
• Acide yndyrore poli-të-pangoura ose të njohura ndryshe si acidet yndyrore të shëndetshme që mbrojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
• vitamina të grupit B.
• vitaminë C dhe lizinë, që së bashku stimulojnë prodhimin e kolagjenit, shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Përbërësit

200 gr kinoa

150 gr barbunja

150 gr kungulleshka

160 gr domate të vogla

160 gr rrepa

180 gr djathë i bardhë

20 ml vaj ulliri

Nenexhik

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht zieni kinoan.

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur uji të vlojë hidhni kinoan me pak kripë.

Lani dhe prisni të barbunjat në fije të holla e më pas shtojini tek tenxherja me kinoa.

Lërini të gjitha të ziejnë për 10 minuta në zjarr mesatar.

Ndërkohë prisni të gjithë perimet e tjera në rrathë ose në kubikë të vegjël.

Për rrepat dhe kungulleshkat këshillojmë që ti grini imët me rende ose me thikë të mprehtë për një shije sa më delikate.

Hiqni kinoan dhe barbunjat nga zjarri, kullojini dhe shpëlajini me ujë të ftohtë për disa momente.

Vendoseni të gjithën në një enë të thellë she shtoni aty perimet që pretë më parë, djathin e bardhë të prerë në kubikë dhe nenexhikun e grirë imët.

Shtoni të gjithë përbërësit në të njejtën enë dhe përziejini me kujdes duke shtuar pak vaj kripë e piper në fund sipas dëshirës tuaj.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *