Sallatë me domate dhe majonezë

Sallata

Përbërësit

  • 5-6 domate me madhësi mesatare
  • 2 thelpi hudhra
  • 1/3 filxhan me salcë kosi
  • ¼ filxhan me majonezë
  • 1 tufë majdanoz i freskët
  • Kripë, piper.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Domatet i lani dhe i prisni në kubik si zakonisht për sallatë.
  2. Në një tas të vogël kombinoni majonezën, salcën e kosit, hudhrat, kripën dhe piperin.
  3. Pasi i keni përzierë mirë ia shtoni sipër domateve dhe i trazoni të gjitha bashkë.
  4. Në fund i shtoni sipër majdanozin e copëtuar.
  5. Sallata është gati, ju bëftë mirë!
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *