Përbërësit
- 1 brokoli
- 2 karota
- 1 gotë kos
- 2 thelpi hudhra
- Kripë, piper të kuq
- Vaj ulliri.

Udhëzimet
- Lani mirë brokolin dhe më pas e ndani në copa të vogla.vendoseni për ta zierë në ujë me kripë përreth 7-8 minuta.
- Prisni karotat në copa të vogla dhe vendosini edhe ato për t’i zierë. Vendosini perimet e ziera në një pjatë.
- Përgatisni salcën e kosit. Në një enë bashkoni kosin, kripën, hudhrën dhe trazojini derisa të krijoni një salcë kremoze.
- Shtojani salcën perimeve që zietë. Në fund shtoni pak vaj ulliri dhe piper të kuq.
- Sallata është gati!
- Ju bëftë mirë!.
