Salca klasike me avocado

Salce

6 përbërësit idealë të salcës klasike guacamole :

Salca klasike meksikane ka pesë përbërës të thjeshtë:

avokado,

limon jeshil,

qepë të kuqe,

speca djegës jeshilë,

domate,

hudhër

Ajo përgatitet shumë lehtë, duke përzier përbërësit me njëri tjetrin dhe duke shtuar erëza për ta bërë pikante ose jo.

Avokadot duhen marrë të papjekura në treg dhe duhen lënë të piqen në shtëpi.

Nëse duhet që të piqen sa më shpejt vendosini pranë bananeve dhe domateve.

Në momentin që piqen, transferojini në frigorifer që të ndaloni procesin.

Hudhra është përbërës i rëndësishëm i salcës, por ajo nuk duhet lënë në copa të mëdha.

Grini hudhrën hollë, ta spërkasni me kripë të trashë dhe më pas ta shtypni disa herë deri sa të hudhra të jetë e butë dhe e qullët.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Përbërësit:

2 thelbinj të mëdhenj hudhër

1 lugë çaji kripë të trashë

4 avokado të përmasave mesatare

Çerek filxhan çaj me lëng limoni jeshil,

Çerek filxhan çaji qepë e kuqe e prerë në copa të vogla

2 lugë gjelle speca djegës jeshilë me gjithë fara.

1 filxhan çaji domate të prerë në copa të vogla

Përgatitja e salcës guacamole :

Në fillim duhet të shtypni hudhrën me kripën e trashë për 2-3 minuta deri sa të formoni një pastë, të cilën duhet ta hidhni në enën e salcës.

Më pas prisni avokadot në gjysmë, hiqni bërthamën, transferojeni tulin me lugë tek ena e hudhrës dhe lëkurat hidhini në plehra.

Shtoni lëngun e limonit jeshil dhe shtypeni avokadon deri sa të krijoni një salcë kremoze të e të njëjtrajtshme.

Më pas hidhni copat e imëta të qepës, domates dhe specave jeshilë.

Përziejini mirë me salcën dhe shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Articles You May Like

Supë me lëng mishi
Çaji i lëkurave të patateve për qarkullimin e gjakut dhe gurëve në veshka
Bukë me vezë
Akullore me kakao
Supë me pulë e hudhra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *