Rizoto me shafran dhe parmixhano

Pasta dhe rizoto

Përbërësit

  • 150 gr oriz për rizoto
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1/4 gotë verë të bardhë
  • 500 ml lëng perimesh
  • 1/2 lugë çaji pistil shafrani
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle djathë parmixhano të grirë.
Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Vendosni që një natë më parë pistilat e shafranit në 1 filxhan kafeje me ujë, që të nxjerrin mirë ngjyrën .
  2. Në një tigan, vendosni gjalpin të shkrijë dhe shtoni qepën të skuqet.
  3. Shtoni orizin dhe skuqeni për 1 minutë në temperature te lartë.
  4. Shuajeni me verë dhe lëreni të avullojë .
  5. Shtoni pak lëng perimesh të nxehtë dhe uleni flakën në minimum.
  6. Llogariteni ta hidhni lëngun e nxehtë në disa pjesë, pra pasi të jetë duke shteruar.
  7. Shtoni pjesën tjetër të lëngut, i cili duhet të jetë gjithë kohën i nxehtë dhe ta mbulojë orizin.
  8. Kullojini pistilat dhe nxeheni lëngun. Shtojeni tek rizoto kur të hidhni garuzhden e fundit të lëngut të perimeve.
  9. Kur të jetë duke shteruar lëngu, fikeni zjarrin, shtoni djathin e grirë dhe gjalpin.
  10. Përziejeni dhe lëreni 2 minuta të mbuluar me kapak përpara se ta shërbeni.
  11. Ju bëftë mirë!
Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Patate të ëmbla me mish të grirë
Supa e krapit
Kokteil Mai Tai
Kek me krem djathi
Supë kremoze me fasule të bardha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *